Berat- Një aksident me plagosjen e 5 personave ka ndodhur mengjesin e sotëm  në aksin rrugor  Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT.

Mëosher se  mjeti tip “Huyndai” me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip “Benz” me drentues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al