Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur në By Passin e Fierit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një makinë Volkswagen me drejtues E.T. është përplasur me mjetin tip Nissan me drejtues I.T.

Si pasojë e përplasjes, dy automjetet dolën nga rruga. 3 pasagjerë mbetën të lënduar nga kjo përplasje.

Ata janë dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al