Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur në afërsi të shkollës Pedagogjikes në Elbasan. Një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me automjetin tip Fiat.

Si pasojë e kësaj përplasje të fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasja e dy mjeteve ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të Elbasanit dhe rastësia ka shpëtuar kalimtarët që ishin duke ecur në trotuar në atë çast.  /abcnews.al