Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Fier. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin Cakran-Fier, ku një makinë ka khumbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Autoritetet sqarojnë se viktimë në këtë aksident ka mbetur G. A., 56 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me një automjet tip “Ford”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klan News, makina e aksidentuar ka rënë një kanal disa metra jashtë rrugës.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës./tvklan.al