Në orët e para të mëngjesit të sotëm disa automjete janë përplasur njëri me tjetrin në autostradën Lushnje-Fier në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Fillimisht një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme në rrugë.

Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar kaos të drejtuesit e mjeteve sepse janë përplasur në mes tyre si edhe me barrierat anësore të hekurta të autostradës.

Në vendngjarje kanë shkuar me emergjencë punonjësit e sektorit të zjarrfikëses Lushnje për të larë rrugën me ujë e solucion për të larguar naftën.

Ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka marrë masat për disiplinimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale pa pasoja për jetën e drejtuesve të përfshirë.

Klan News