Në aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 7:20 në rrugën Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Autovetura e shtetasit K.P, 19 vjeç, ka dalë nga rruga duke u përplasur me dy kalimtarë, një 66 vjeçar dhe bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale F.H, banorë të fshatit Drizë.

Si pasojë e aksidentit H.H, 66 vjeç, ka ndërruar jetë  në spital, ndërkohë që janë dërguar në spital dhe bashkëshortja e tij, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer që gjendjen me të në mjet, shtetasi E.R, 19 vjeç, banues në Levan./tvklan.al