Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Portëz të Fierit, ku një automjet është përmbysur.
Qyteratët kanë raportuar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al për aksidentin duke dërguar pamje nga vendngjarja.
Siç shihet, fuoristrada tip Range Rover është përmbysur në mes të rrugës. Shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga shpejtësia. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të ambulancës.
/tvklan.al