Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Policia bën me dije se janë përplasur automjetet Volkswagen që drejtohej nga qytetari me iniciale G.H. dhe Opel që drejtohej nga qytetari me iniciale G.M.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur lehtë pasagjerët A.L, 54 vjeç, banues në Tepelenë dhe F.G, 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /

tvklan.al