aksidenti_FusheKrujeKatër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi njëra nga makinat tentoi të parakalonte tjetrën.

Automjeti i tipit “Benz” ku ndodheshin dy persona ka përfunduar në kanal. Kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë dy të plagosurve, të cilët ndodhen në qendrën e traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy pasagjerët e automjetit tjetër mësohet se kanë marrë plagë të lehta.

E.Kalaja