Përplasen dy automjete, policia shoqëron njërin prej shoferëve për të sqaruar rrethanat

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në mesditë në Ishull Lezhë. Ata u lënduan nga përplasja e dy automjeteve ndërsa menjëherë pas ngjarjes u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit të Lezhës.

Në lidhje me këtë aksident policia ka shoqëruar në komisariat njërin prej drejtuesve të mjeteve për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Klan News