Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur të premten në aksin rrugor Boffalora – Malpensa.

Shqiptari me iniciale D.A. 52 vjeç po drejtonte automjetin tip “Fiat Doblo” kur u përplas me një kamion që po ecte në drejtim të kundërt. 52-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar. Ai punonte për një kompani në Cerano.

Në aksident u përfshi edhe një makinë e tretë tip “Opel”, që drejtohej nga një 46-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

/tvklan.al