Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Drejtuesja e mjetit me iniciale S.C., teksa po drejtonte makinën tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës që mori në spitalin e Korçës është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al