

Aksident në Korçë, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
09:12 21/05/2022
Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.
Drejtuesja e mjetit me iniciale S.C., teksa po drejtonte makinën tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila pas ndihmës që mori në spitalin e Korçës është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al