aksidentiNjë aksident automobilistik me pasojë një të vdekur dhe 2 të plagosur  ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

Burime të policisë, njoftojnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një kamioni të ngarkuar me materiale ndërtimi me trafikndarësen e autostradës.

Aksidenti ka qenë fatal për drejtuesin e kamionit me targa DR1368E, Naim Toska 61-vjeç, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të rënda, ndërsa dy personat e tjerë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

tvklan.al