Një 62-vjeçar humbi jetën në një tjeter aksident në Përmet

Dy persona humbën jetën, ndërsa një i tretë përfundoi rëndë në spital si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme të ndodhura në orët e para të së dielës në Lezhë dhe Përmet.

Një automjet tip Benz me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë ambienteve të një biznesi përgjatë aksit rrugor Lezhë -Milot.

Për pasoje drejtuesi i automjetit, 24 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një automjet, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal.

Tv Klan