Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Milot-Morinë. Policia sqaron se  dy mjete janë përplasur, ku për pasojë janë dëmtuar të dy shoferët dhe një pasagjer.

Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al