5 mitur nga qyteti i Peqini kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.
Sipas policisë, të aksidentuarit janë të moshës 14-vjeçare dhe ishin duke udhëtuar me një mjet tip Fiat Punto të cilin e drejtonte njëri prej të miturve.
Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Dy prej të plagosurve, drejtuesi i mjetit dhe bashkëmoshatari i tij u dërguan në spitalin e traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Tre të aksidentuarit e tjerë u dërguan në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Policia bënë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë.
Tv Klan