Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e sotme në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Përplasja ka ndodhur në kryqëzimin e vendit të quajtur “Varri i Bamit”. Qytetarët në vendngjarje kanë dërguar video në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al.

Në aksident janë përfshirë një makinë Mercedes-Benz dhe një Audi. Shkak është bërë manovrimi i gabuar i një prej automjeteve.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat. /tvklan.al