Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali – TV KLAN

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një kantier ndërtimi në Torino të Italisë. Sipas medias italiane “Torino Today”, viktima është Kastriot Ndou 44 vjeç. Raportohet se punëtori shqiptar u rrëzua nga lartësia. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia.

Ekipet e emergjencës nxorrën nga rrënojat trupin e pajetë të 44-vjeçarit shqiptar. Kastriot Ndou punonte prej 15 vitesh për të njëjtën kompani ndërtimi. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në punë ku humbi jetën shqiptari. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione