aksident-autostrad1Një 21-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme ndërsa një tjetër personka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi në Qafë Krrabë, në hyrje të tunelit të Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se emri i viktimës është Elsa Rakipi, ndërsa i aksidentuari është 23-vjeçari Alfred Ndervataj.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë dalja nga rruga e automjetit me të cilin po udhëtonin 2 të rinjtë si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

tvklan.al/e.k