Përmbyset makina, lëndohen 2 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dy automjete janë përplasur në rrugën e Durrësit, njëra prej të cilave është përmbysur ndërsa tjetra ka përfunduar në trotuar.

Burime të policisë thanë se 2 persona janë dëmtuar lehtë, pa rrezik për jetën. Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spital ku kanë marrë trajtimin e mjekëve. 

Tv Klan