Dy automjete kanë dalë nga rruga, njëra prej të cilave është përmbysur, si pasojë e përplasjes mes tyre. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit.

Mësohet në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një makinë tip Ford. Pas përplasjes, furgoni i mallrave është përmbysur në anë të rrugës, sikurse duket edhe në këtë video të siguruara nga tvklan.al.

Drejtuesit e dy mjeteve kanë mundur të shpëtojnë. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.  /tvklan.al