Aksident në Rrugën e Kombit, 4 viktima dhe 1 i plagosur



Aksident në Rrugën e Kombit, 4 viktima dhe 1 i plagosur

23:58 14/01/2021

Viktimat i përkasin një familjeje nga Kosova

4 viktima dhe 1 i plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit. Ky automjet tip Citroen është përplasur me një kamion pranë një karburanti në aksin Milot-Rrëshen.

Për pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve nga Kosova, Blerim dhe Anjeza Avdiaj, 51 dhe 34 vjeçe. Në vendngjarje ka humbur jetën edhe vajza e tyre 6 vjeçare dhe një djalë 11-vjeçar që çifti e kishte të afërm dhe e kishte marrë me vete gjatë udhëtimit në Shqipëri.

Ndërsa vajza tjetër e çiftit vetëm 3 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shoferi i kamionit, edhe ai nga Kosova nuk ka pësuar lëndime. Ai është shoqëruar nga policia deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime policore thanë se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit Citroen ku udhëtonte familja Avdiaj dhe shpejtësia mjaft e lartë. Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe forca të shumta të policisë për të bërë të mundur zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Tv Klan






Të ngjashme