Arrestohet 29-vjeçari shkaktar i aksidentit

Një aksident i rëndë u shënua gjatë natës së kaluar rreth orës 1:20 pranë mbikalimit të Savrës në autostradën Lushnje – Fier.

Nga përplasja e 2 automjeteve kanë humbur jetën 64-vjeçari Idajet Toshkollari dhe një grua ende e paidentifikuar që ishte pasagjere në automjetin e tij.

Pas goditjes nga një automjet tjetër makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Sipas policisë lokale, shkaktar i aksidentit ka qenë një 29-vjeçar i identifikuar si Eldi Gjini i cili është larguar nga vendngjarja.

Pak orë më vonë, i riu është arrestuar në banesën e tij në Pirrë të Lushnjës.

Tv Klan