Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në rrugën Pogradec –Korçë në afërsi të fshatit Sovjan.

Mësohet se përplasja e një makine “Benz” me një zetor ka shkaktuar plagosjen rëndë të drejtuesve të mjeteve.

Sipas policisë të dy mjetet kanë qenë me shkelje të rregullave të qarkullimit po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al