Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë. Policia bën të ditur se nje makinë është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja. Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.     

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./tvklan.al