Të plagosur mbetën edhe 3 shokët e viktimës, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë dje në Sarandë.

Makina me të cilën udhëtonin 4 të rinj ka dalë nga rruga në aksin Krane-Konispol dhe për pasojë ka humbur jetën Klement Kristidhi 32 vjeç.

Arjan Gribura, 31 vjeç dhe Agron Muhametaj, 22 vjeç, kanë pësuar plagosje të rëndë dhe për pasojë u transportuan ne spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa, Shkëlqim Muhametaj, 31-vjeç, nuk ka pësuar lëndime të shumta dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Raportohet se të katërt, janë banorë të fshatit Mursi në Konispol.

Klan News