Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë rrethrrotullimit në Savër.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa raporton se kamioni ka dalë nga rruga, ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit./tvklan.al