I përfshirë edhe një efektiv policie

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti.

Një automjet tip Benz me drejtues shtetasin Gentian Dedej, oficer policie është përplasur me një automjetin tip Volkswagen që drejtohej nga një 20-vjeçar.

Për pasojë është plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Hetuesit po analizojnë shkaqet e ngjarjes.

Tv Klan