ShkreliNjë aksident me pasojë plagosjen e 10 personave ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Vau i Dejës- Kryebushat. Në aksident janë përfshirë dy automjete, në njërën ndodheshin 6 ushtarakë ndërsa në mjetin tjetër 3 pjesëtare të një familjeje. Policia bën me dije se një nga të plagosurit, 15- vjeçari Suad Hasmekasj i cili ndodhet në spitalin ushtarak në Tiranë është në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht policia e Shkodrës e ka mbajtur të fshehur numrin e të aksidentuarve. Por gjithçka u mësua pas vizitës së Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në spitalin e Shkodrës e cila ka urdhëruar dërgimin e të plagosurve në Qendrën Universitare të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të plagosurit

Familjarë

Sokol Hasmekaj

Blerina Hasmekaj 47-vjeçarja

Suad Hasmekaj.

 

6 ushtarakët

Gentian Rrahmani 25 vjeç

Sevahir Mataj 26 vjeç

Sytki Zaganjori 59 vjeç

Genci Leka 26 vjeç

Edmond Zhupa 43 vjec

Pashk Matjashi 53 vjeç.