Aksident në Tiranë, 3 të vdekur nga e njëjta familje

Aksident në Tiranë, 3 të vdekur nga e njëjta familje

11:30 16/06/2019

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave nga e njëjta familje ka ndodhur orët e para të mëngjesit në afërsi të një qendre tregtare në dalje të Tiranës.

Sipas policisë, mjeti me drejtues 32-vjeçarin Arlintin Alia ka humbur kontrollin në aksin rrugor Elbasan-Tiranë dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët Bardhok Bibaj 62 vjeç, bashkëshortja e tij, Valentina Bibaj 54-vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj, 22-vjeçe.

Vajza tjetër e çiftit, Xh. Bibaj, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Fillimisht policia njoftoi për vdekjen e 4 personave, por më pas sqaroi: “Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë 4 persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike. U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se familja kthehej nga festimi i një ditëlindjeje në qytetin e Elbasanit./tvklan.al
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI