aksidentDy aksidente janë shënuar sot gjatë mesditës, ku ka humbur jetën një i ri dhe një tjetër është plagosur.

Në Tiranë një person është aksidentuar me motorçikletë si pasojë e shpejtësisë së lartë. Ai u dërgua menjëherë në qendërn e Traumës. Nga të dhënat e para mësohet se ai ka marrë dëmtime të rënda nga në krah dhe në këmbë.

Ndërkohë në Milot një 20 vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa udhëtonte po me motorçikletë. Emri i të riut është Nik Kukaj. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes bëri të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit.

Redaksia/e.k