Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit, me iniciale A.T., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesja e makinës që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth shkaqeve të këtij aksidenti. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për mbledhjen e provave. /tvklan.al