Një aksident me pasojë plagosjen e një 23-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia e Tiranës në një njoftim për mediat sqaron se aksidenti ka ndodhur në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë. 23-vjeçari me iniciale L.Dh  ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al