Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë të diel.

Tvklan.al mëson se dy makina dhe një motor janë përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që dyshohet edhe për një person të plagosur.

Siç duket edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë tonë në rubrikën “Kallëzo”, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë.

Ngjarja ndodhi përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”./tvklan.al