Drejtuesi i autobusit humb kontrollin dhe mjeti u përmbys në rrugë, të lënduarit në spital

Të paktën 33 persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në qytetin Ushak të Turqisë. Një autobus që po udhëtonte drejt Izmirit u përmbs në rrugë. Drejtuesi i mjetit në përpjekje për të shmangur përplasjen me një kamion ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur.

Fatmirësisht nuk u shënuan viktima ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalet e zonës. Sipas mjekëve disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Të dielën 23 persona humën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dy aksidente të ndryshme që ndodhën në rrugët e vendit. Në orët e mëngjesit u përfshi në aksident një autobus në qytetin e Balikkesirit ndërsa pak orë më pas një furgon u përmbys në rrugë. Autoritetet ende po vijojnë hetimet për shkakun e aksidenteve.

Klan News