Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës mbrëmjen e kësaj të marte, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Kopshtit Zoologjik.

Në videon e dërguar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, duken dy automjetet e përfshirja në aksident. Drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë që në vendngjarje ka prezencë policore që po orientojnë trafikun dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.  /tvklan.al