Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidentit të ndodhur në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 ku automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motomjetit “Honda” 63 vjeçari me inicialet A.Ç, banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale të arrestimit të tij.

/tvklan.al