Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin Tiranë- Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në afërti të tunelit të Kërrabës.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë dëmtuar plotësisht. Burime nga vendngjarja raportojnë për dy të plagosur.

Dyshohet se njëri nga automjetet ka devijuar drejtimin e lëvizjes si pasojë e rrëshqitjes në rrugë.

/tvklan.al