Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Sarandë pasditen e kësaj të mërkure.

Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.

Siç shihet në pamje makina ka përfunduar sipër tullave. Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.

Kujtojmë që një ditë më parë në afërsi të tunelit të Skërficës një kamion me çimento ra në humnerë dhe më pas shpërtheu në flakë.

Si pasojë e ngjarjes humbi jetën shoferi, një 31-vjeçar nga Ukraina./tvklan.al