Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Kapshticë. Mësohet se automjeti tip “Hyndai” me targa HAE 8836 me drejtues mjeti  50- vjeçarin me inicialet A.P banues në Elbasan ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shoferi, vëllai i tij shtetasi G.P, 45 vjeç dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit shtetasja O.P, rreth 43 vjeçe, pasagjerë në mjet.

Të tre personat janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Spitalin e Bilishtit ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tvklan.al