Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në Tiranë. Policia sqaron se në aksident janë përfshirë 2 automjete tek zona e “9-katësheve” dhe një prej tyre ka përfunduar në trotuar.

Nga dalja e makinës në trotuar janë aksidentuar 2 këmbësor me iniciale J.D., 22 vjeçe dhe A. M., 20 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues E. L me mjetin me drejtues A. M..

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al