Aksident tragjik, humbet jetën shqiptari në Greqi

Aksident tragjik, humbet jetën shqiptari në Greqi

18:47 22/11/2019

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident të rëndë në Greqi.

Aksidenti ndodhi në Livadia në orën 04:45 të mëngjesit të kësaj të premteje. Dy shqiptarët po udhëtonin me një Mercedes-Benz kur u përplasën me një kamion.

Sipas mediave greke, mjeti i tonazhit të rëndë bëri një kthesë të papritur, e për pasojë automjeti Mercedes u përplas me të.

Shqiptari 49-vjeçar humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda, kurse tjetri mbeti i plagosur dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi shoferin 60-vjeçar të kamionit që shkaktoi aksidentin me vdekje. Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi