Një aksident tragjik ndodhi para mesnatës në Greqi. Një shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

42-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po lëvizte me një motor. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar.

Shqiptari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Viktima nuk mbante veshur kaskën mbrojtëse në momentin e ngjarjes.

Megjithatë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al