Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë. Një 59-vjeçare, është përplasur nga një makinë teksa lëvizte në këmbë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Aksidenti ka qenë fatal për të, e cila ka ndërruar jetë menjëherë.

“Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat shoferin ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./tvklan.al