Aksident tragjik në Durrës, 25-vjeçari përplaset nga dy automjete (Kujdes, pamje të rënda)

Posta

Aksident tragjik në Durrës, 25-vjeçari përplaset nga dy automjete (Kujdes, pamje të rënda)

22:05 26/10/2019

Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik të ndodhur pranë një karburanti në Shkozet të Durrësit. Viktima është me iniciale R.B., thotë policia në informacionin paraprak.

25-vjeçari që po udhëtonte me motorin “Dajang”, u përplas nga një autobus tip “Skania” që drejtohej nga qytetari me iniciale P.T.

Pas përplasjes nga autobusi, viktima është goditur edhe nga një mjet tjetër që kalonte në rrugë, sipas policisë. Automjeti i dytë e ka spostuar trupin e viktimës disa metra më tutje larg vendngjarjes. 25-vjeçari ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjeve të forta nga dy mjetet. Poshtë autobusit është gjetur edhe motori i viktimës.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i Policisë së Durrësit, që nisi punën për të ndërtuar dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Burimet nga policia e Durrësit thanë fillimisht se dyshohej që trupi i aksidentuar i viktimës të ishte hedhur në rrugë nga një makinë në lëvizje. Por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, u mësua se trupi i pajetë ishte përplasur nga një automjet i dytë, duke e spostuar disa metra larg vendit të aksidentit. /tvklan.al

Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10,  në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​. Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet  paraprake rezulton se drejtuesi i motorit  si pasojë e përplasjes nga autobusi  është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes . /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi