4 të rinj humbën jetën në një aksident tragjik pak para mesantës në Fushë Prezë. Dy vëllezër, kushëriri i tyre dhe një shok, të gjithë të moshave nga 20 deri në 24 vjeç, humbën jetën menjëherë në vendngjarje. Mjeti tip Benz me të cilin po lëviznin u përplas me një betoniere.
Këto janë pamjet kur forcat zjarrfikëse përpiqen të nxjerrin nga automjeti trupat e pajetë të 4 të rinjve. Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë pasi ishte me gaz.
Pas aksidentit drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja për t’u vetëdorëzuar pak orë më vonë në komisariatin e Kamzës. Aleksandër Krrashi ka rrëfyer para policisë se ka qenë në lëvizje kur automjeti viktimave e ka goditur nga pas.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e betonieres, për largim nga vendi i aksidentit, si dhe për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi, pasi nga verifikimet ka rezultuar se 24-vjeçari nuk ka pasur patentën e duhur.
Gjithashtu, policia ka shoqëruar menaxherin e kompanisë së betonit, ku punonte 24-vjeçari.
Klan News ka mësuar se 20 vjecari Erild Laçi ka qenë në drejtimin e mjetit,në të cilin ishin kusheriri dhe shoku I tyre.
Ai sapo kishte marrë nga Rinasi vëllain Erildin, i cili u kthye nga Gjermania. Ata ishin nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës, ndërsa shoku i tyre nga Fushë Kruja.
Klan News