Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se i riu ishte duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

Teksa makina e tij është përplasur, ai është hedhur duke hapur derën dhe në këtë mënyrë ka humbur dhe jetën.

Bashkë me të në makinë ndodhej dhe një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime jo shumë të rënda. Policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti dhe deri tani bën me dije se i riu nga Kosova nuk kishte rrip sigurimi.

Aksidenti i rëndë ndodhur në autostradën A93 midis Ponholz dhe Teublitz, rreth orës 12:50 të mëngjesit të sotëm./tvklan.al