Një djalë i ri ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Sipas policisë, viktima është 27-vjeçari Taulant Hoxhallari, banues në fshatin Sovjan.

Viktima po ecte në rrugë kur u përplas nga një makinë tip “Volkswagen Golf” me targa AA 431 FI. Drejtuesi i mjetit me iniciale D.M. është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/tvklan.al