Një aksident në punë i ka kushtuar jetën një shqiptari këtë të premte në Itali. Ngjarja ndodhi në Rovigo, rreth orës 14:00, në një fabrikë që vepron në sektorin e kimikateve.

Viktima është Arben Rushitaj, i cili punonte për një ndërmarrje pastrimi. Ai humbi jetën gjatë kohës që pastronte, pasi mbi të ra papritur një tufë me paleta. 53-vjeçari Rushitaj, i cili sipas mediave fqinje jetonte në Castelmassa, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al